Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Koronavirusi” dhe vështirësitë ekonomike, nxënësit nuk zhvillojnë dot mësim online

schedule09:52 - 25 Mars, 2020

schedule 09:52 - 25 Mars, 2020

Izolimi në këtë situatë koronavirusi po krijon më shumë probleme te familjet e varfra në vendin tonë.

Ndërsa kryefamiljarët po mundohen të sigurojnë ushqime për fëmijët e tyre, këta të fundit prej 3 javësh kanë mbetur pa mësim.

Për këtë qeveria gjeti një zgjidhje. Mësim online dhe 50 % internet falas për çdo familje.

Por, a kanë mundësi të gjitha familjet tu sigurojnë fëmijëve të tyre këto kushte për të ndjekur orët e mësimit.

Familja e Artan Dacit, baba i dy fëmijëve jeton 200 metra larg nga qendra e Elbasanit.

Shtëpia e tij u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Deri në mars të këtij viti, kur u konfirmua edhe rasti i parë më COCID-19, ai së bashku me familjen jetonte në çadër. Por,  kushtet jo të mira dhe ulja e temperaturave, e detyruan të kthehej në banesën e rrënuar.

Fëmijët e tij nuk kanë as kompjuter dhe as smartphone. Interneti është luks i shtuar për ta, kur në shtëpi mungon energjia elektrike.

Nëna e tyre, arsimtare e papunë prej kohësh, tregon se nuk kanë mundësi ekonomike që tu mundësojnë fëmijëve internet.

“Nuk kanë internet. Kushton 14 mije lekë. Nuk kam me çfarë ta paguaj internetin, jetojmë me dritën e diellit”

Gruaja tregon se jetojnë në vështirësi ekonomike.

“Kemi bërë përpjekje për të kërkuar ndihmë. Kemi kërkuar fonde, por na thonë që nuk ka”, u shpreh ajo.

Edhe pse dëshira për të mësuar nuk u mungon, fëmijët e Isuf  Shqutit në Dibër e kanë të pamundur mësimin online.

Smartphoni dhe kompjuteri për këta fëmijë është vetëm një ëndërr.

Me dy prindër të sëmurë, e vogla e familjes rrëfen se ushtrimet përpiqet t’i marrë përmes një celulari të thjeshtë.

“Mësuesja na tregon ushtrimin dhe ne i bëjmë detyrat, por nuk ia dërgojmë dot mësueses me foto.

Isuf  Shquti  bashkë me familjen ka ardhur disa vite më parë nga fshati Sinë i Dibrës dhe është vendosur me qira në ish/godinat e spitalit të vjetër në qytet.

Isufi është i sëmurë, dëgjon shumë mirë, por nuk flet. Ndërsa bashkëshortja as flet dhe as dëgjon.

Përmes shenjave dhe ndihmës së vajzës ai mundohet te tregoje arsye pse e la fshatin.

“Shkollën e kemi pasur shumë larg, por kemi ardhur këtu që te jemi më afër”, shprehet fëmija.

Çifti Shquti ka katër fëmijë, të gjithë nxënës shkolle./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!