I pyetur nga Mirela Milori në “Mbrëmje në Abc” nëse do të kemi pas qershorit një rikthim të epidemisë, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se situata mbetet për t’u parë.
Sali Berisha:
“Sot mendimi i përgjithshëm është që kjo nuk do zhduket pa filluar vaksina apo pa u gjetur ilaçi. Një studim që bëri francezi, u përsërit në Nju Jork me rezultate të jashtëzakonshme, japonezet kanë të tjera, kinezet njoftojnë që kanë gjet antitrupa.. Vaksina është pak problematrike, thonë që ky virus nuk jep imunitet. Le të shpresojmë më të mirën.”
Sa i përket modeleve të ndjekura deri më tani në botë për mënyrën e përgjigjes ndaj epidemisë, Berisha u shpreh:
“Sot varianti i karantinës dhe distancimi social dhe izolimi, izolimi i të sëmurëve dhe atyre që mund të sëmuren, karantinohet ai që duhet mbrojur dhe ai që mund të infektojë…Distancimi social i konsideroj jashtëzakonisht të domosdoshme. Është jetike që kjo epidemi të çlirohet nga mbërthimi që i ka bërë Edi Rama. Një drejtimi jo-politik është i domosdoshëm që të mos shkojmë drejt katastrofës. Gjykoj se janë me mijëra familje në vështirësi shumë të medha, edhe urie, edhe pse ai e mohon… E kuptoj që jemi në epidemi, por kjo po ndihmohet në mënyrë të paimagjinueshme me politikën që po ndiqet…”
Pra, sipas tij, drejtimi jo-politik është i domosdoshëm që të mos shkojmë drejt katastrofës.
Sa i përket vendimit për shtyrjen e pagesave të qirave për biznesin e vogël dhe për të punësuarit që kanë mbetur pa punë për shkak të situatës së luftës, Berisha pyet “se si mundet një shef ekzekutivi të thotë që do japë llogari ai që kërkon qira, këtë nuk e kanë bërë as pushtuesit, e ka betë vetëm Enver Hoxha.
Si do ndahen shqiptarët me Covid-19?
Sali Berisha:
“…Në po respektojmë karantinën, distancimin social dhe përsëri futemi tek vendet me vdekshmëri më të lartë. Vdekshmëria tek ne është 3 herë më lartë se mesatarja e rajonit. Shqetësimi është serioz, epidemia po trajtohet sipas interesit politk dhe jo sipas parimeve shkencore.”
SHBA, bota po eksploron botën, Marsin, hapësirën.. por kanë një vështirësi shumë të madhe për të zbuluar këto mikrogjallesa. Mendoni se duhet të ndryshojë edhe mendimi shkencor i botës?
Sali Berisha:
“Mendimi shkencor i botës do të jetë tjetër dhe unë jam i sigurt që do të nxirret një mendim nga kjo histori…” /abcnews.al/