Koronavirusi, 2324 persona në 24 orë kanë hyrë Shqipëri nga Greqia

schedule10:59 - 11 Mars, 2020

schedule 10:59 - 11 Mars, 2020

Në territorin e Shqipërisë në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë 2324 persona. Nuk është shënuar rritje e fluksit të emigrantëve, vazhdojnë të merren masa në pikën kufitare të Kakavijës, janë bërë trajnime nga inspektorë e shëndetësisë.

Siç raporton gazetari i ABC News Orges Sako, Inspektorët e Shëndetësisë së bashku me oficerët e policisë iu është dhënë një urdhër që personat që vijnë nga vendet e prekura në shtetin fqinj Greqi të vetëkarantinohen por kjo në një fushatë sensibilizuese dhe nuk dihet nëse do të respektohet dhe zbatohet kjo nismë e shëndetit publik.

Greqia ka shënuar deri tani 90 të prekur me infeksionin Covid.

Për sa i përket Gjirokastrës, Përmetit, Memaliajt, Tepelenës qytetarët kanë filluar të evitojnë frekuentimin e ambienteve me shumë njerëz siç janë kafet dhe lokalet.

Në spitalin e Gjirokastrës është ngritur edhe një dhomë e posaçme për të pritur ndonjë rast të mundshëm të personave që mund të dyshohen si të prekur nga koronavirusi./abcnews.al