Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Koronavirusi: 15 raste pozitive në klubin spanjoll, 3 janë futbollistë

schedule21:00 - 18 Mars, 2020

schedule 21:00 - 18 Mars, 2020

Numrat e personave të prekur nga koronavirusi në botën e sportit vijojnë të rriten. Alaves ka njoftuar se 15 raste pozitive janë regjistruar në klub. Jo të gjithë janë futbollistë, ka edhe anëtarë të stafeve teknike dhe punëtorë të klubit spanjoll.

Për fat të mirë, të gjithë gëzojnë shëndet të plotë. “Të gjithë personat e infektuar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë simptoma”, deklarohet në komunikatën e klubit të La Liga.

Nga 15 anëtarët e prekur me COVID-19, tre janë futbollistë të skuadrës së parë. Valencia dhe Espanyol ishin klubet e para iberike që rezultuan me lojtarë me koronavirus, ndërsa listës i shtohet edhe Alaves. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!