Që të ndalojmë përhapjen e COVID-19, autoritetet e shëndetit i kanӕ bërë thirrje njerëzve që të lajnë duart dhe të mos prekin fytyrën e tyre. Por a keni informata në lidhje me celularët?
Për mënyrën se si koronavirusi transmetohet edhe përmes celularëve, duhet të informohemi edhe më shumë, por 17,000 baktere janë zbuluar në celularët e studentëve të shkollës së mesme, raporton “Independent”.
Mund të përdoret një sasi e vogël uji e ngrohtë me sapun, ose pastrues të ekranit e bërë posaçërisht për ta. Përdorimi i kimikateve të rënda mund të largojë mikrobet, por ato gjithashtu mund të heqin çdo shtresë kimike që prodhuesit përdorin për të mbrojtur ekranet nga gjurmët e gishtërinjve.
Përdorimi i ujit të përzier me alkol është një metodë efektive por përdorimi i më shumë se 50 përqind i alkoolit gjithashtu mund të rrezikojë dëmtimin e ekranit.
Celularët e papërshkueshëm nga uji me një vlerësim IP68 mund të zhyten në ujë ose të vendosen nën një rubinet për një pastrim më të plotë. Shumica e celularëve modern vijnë tani me këtë lloj hidroizolimi, duke përfshirë iPhone 11, Google Pixel 4, Samsung Galaxy S10 dhe Note 10 të telefonave.
Një zgjidhje tjetër efektive është përdorimi i një dritë ultraviolet për të vrarë bakteret dhe mikrobet.
Nëse nuk e keni pastruar telefonin tuaj që një kohë të gjatë, kjo ndoshta do ju bëjë të mendoni dy herë para se ta mbani telefonin tuaj afër fytyrës kur flisni me dikë./abcnews.al