43 000 të moshuar të cilët jetojnë vetëm, janë ndihmuar në këtë kohë pandemie. Lajmi është konfirmuar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në rrjetin social “Facebook”, Manastirliu shprehet se personeli mjekësor po punon për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Ministrja e Shëndetësisë vë në dukje se distancimi fizik mbetet arma më e fortë për të parandaluar koronavirusin, ndërsa shkruan se çdo ditë të moshuarit që mbeten edhe më të rrezikuar nga kjo situatë marrin barnat me rimbursim në banesë. Në këtë mënyrë nuk do të rrezikohen duke dalë jashtë banesës.
Statusi:
Distancimi fizik është arma më e fortë që kemi në dorë për frenimin e transmetimit të ? #COVID19.
??⚕️?⚕️ Infermierët dhe e gjithë struktura e kujdesit shëndetësor parësor kujdesen çdo ditë që të moshuarit t’i marrin barnat me rimbursim në banesë, pa patur nevojë të dalin nga shtëpia.
Që prej kufizimit të lëvizjeve si pasojë e #Covid-19 më shumë se 4️⃣3️⃣0️⃣0️⃣0️⃣ të moshuar?? të vetmuar kanë marrë barnat me rimbursim në banesë!
#QendronineShtepi??