Sulmuesi i Peterborough United, Ivan Toney i ka kërkuar tifozëve të klubit të ndryshojnë korin që i këndojnë çdo ndeshje. Ai kërkon që tifozët ta bëjnë më miqësore korin dhe festës ti bashkohen dhe fëmijët.
Në një prononcim në website-n e klubit, Toney deklaron: “Kënga nuk më ofendon aspak, por do të doja një version të ri dhe më familjar. Unë ndihem shumë i nderuar nga tifozët, ata më kanë pritur shumë mirë që nga dita e parë kur kam ardhur këtu.”
Në korin e kushtuar për sulmuesin anglez është një pjesë ku përmendet madhësia e penisit të 23-vjeçarit. Një situatë e tillë i ka ndodhur edhe Romelu Lukakut në 2017 nga tifozët e Manchester United. Toney iu bashkua Peterborough, klub që militon në League One, në gushtin ë 2018. Ivan ka shënuar 11 gola në 17 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke e ndihmuar ekipin e tij të ngjitet në vendin e tretë. /abcnews.al