Koret raciste të tifozëve çekë ndaj Lukakut, UEFA merr vendim

schedule22:16 - 28 Nëntor, 2019

schedule 22:16 - 28 Nëntor, 2019

Koret raciste nuk munguan në ndeshjen Slavia Prague-Inter dhe Romelu Lukaku ishte shënjestra e tifozëve çekë. Sulmuesi belg zbuloi gjithçka pas ndeshjes, theksoi se në dy raste mbështetësit e Slavias nuk i kishin kursyer koret e tyre dhe i bëri thirrje UEFA-s të reagojë.

Qeveria europiane e futbollit ka marrë një vendim në lidhje më këtë situatë. Gazzetta dello Sport raporton se UEFA nuk do të hapë asnjë hetim. Shkaku? Arbitri dhe delegati i ndeshjes nuk kanë dëgjuar asgjë, kështu që kjo ngjarja aspak e këndshme kalon pa asnjë “ndëshkim”.

Racizmi është shtuar shumë këtë sezon në futboll dhe në stadiume dhe lojtarët me ngjyrë bien pre e koreve dhe provokimeve të tifozëve të ndryshëm. Një çështje delikate që po i shqetëson të gjithë, teksa palët janë të ndarë nëse lojtarët duhet të largohen nga fusha në situata të tilla apo jo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!