Koreografi shqiptar, pjesë e Akademisë franceze të Arteve të Bukura

schedule22:06 - 25 Prill, 2019

schedule 22:06 - 25 Prill, 2019

Mjeshtri i koreografisë botërore, shqiptari Angjelin Perljocaj, zyrtarisht është bërë pjesë e Akademisë franceze të Arteve të Bukura, në seksionin e koreografisë, në të cilin janë pjesë edhe tre koreografë të tjerë.

Akademia e Arteve të Bukura është një nga pesë akademitë që përbëjnë Institutin e Francës. Me 63 anëtarë në 9 seksione artistike. Artisti është me origjinë nga Shqipëria.

Koreografi Perljocaj është i njohur në mbarë botën për veprat e tij, të cilat kanë parë dritën e skenave më në zë. Vitet e fundit ka qenë prezente disa herë me koreografitë dhe trupën e tij të baletit edhe në Shqipëri. Dy vite më parë ngjiti në Pallatin e Kongreseve veprën “Still life”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!