Këtë jelek burrash Rruzhdi Veshi po e qëndis me fije ari. Është një punë që kërkon durim dhe përqëndrim.
Nisi t`ju përkushtohej veshjeve të traditës 30 vite më parë. Atë kohë punonte si koreograf në qendrën kulturore të fëmijëve në Elbasan. Mungesa e kostumeve për të vegjlit e detyroi Ruzhdiun t`i qepte e qëndiste vete.
Fillimi ka qënë i vështirë. Ja ka dalë vetë duke e bazuar punën e tij në kosumet e vjetra popullore.
E ka përzemër këtë zanat dhe kujdeset që t`ju qëndroj besnik modeleve originale. Në dyqanin e tij gjen veshje shekullore të cilat i studion herë pas here për të mos humbur asnjë detaj.
Përveç kostumeve popullore të Shqipërisë së mesme Ruzhdiu realizon edhe veshje nga trevat e tjera shqiptare.
Qëndistari thotë se për kostumet e tij ka interes. Njerëzit i blejnë kryesisht për festa dhe evente familjare.
Duke qënë se është një profesion që në fokus ka ruajtjen e trashëgimisë kulturore, Ruzhdiu kërkon vëmendje të shtuar nga institucionet në mënyrë që tradita të mos harrohet.
Veshjet tradicionale që end me kujdes e dashuri e kanë bërë të njohur Ruzhdi Veshin, jo vetëm në Elbasan por edhe jashtë kufijve./abcnews.al