Koreja e Veriut zotohet të ndalojë “përkohësisht” dërgimin e balonave të mbeturinave në Korenë e Jugut

schedule18:56 - 2 Qershor, 2024

schedule 18:56 - 2 Qershor, 2024

Koreja e Veriut  është zotuar të “ndalojë” dërgimin e balonave me mbeturina në Korenë e Jugut , pas një vale të ditëve të fundit.

“Ne do të ndalojmë përkohësisht shpërndarjen e mbeturinave përtej kufirit,” njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut,  ku theksoi se “kundërmasa” kishte funksionuar.

Koreja e Veriut dërgoi rreth 600 balona të tjera në Korenë e Jugut brenda natës, disa ditë pas ngarkesës së saj fillestare me balona që mbanin jashtëqitje dhe mbeturina.

Që nga e marta e kaluar, qindra balona kanë fluturuar nga Koreja e Veriut në Korenë e Jugut, banorët e të cilëve janë këshilluar që të mos bien në kontakt me përmbajtjen e tyre.

Seuli ka akuzuar se iniciativa e Koresë së Veriut shkel marrëveshjen e armëpushimit që i dha fund Luftës së Koresë në 1953, edhe pse “nuk u gjet asnjë substancë e rrezikshme” brenda balonave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!