Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un tha se një partneritet i shtuar i Shteteve të Bashkuara me Korenë e Jugut dhe Japoninë përbën një kërcënim të madh për vendin e tij dhe u zotua se do të forcojë më tej programin e tij të armëve bërthamore, njoftuan mediat shtetërore të dielën.
Ai ka bërë paralajmërime të ngjashme edhe në të kalurën, por deklara e tij e fundit, sipas analistëve nënkupton se udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk ka të ngjarë të pranojë propozimin e Presidentit Donald Trump për një takim dhe rigjallërim të përpjekjeve diplomatike së shpejti.
Në një fjalim me rastin e 77-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Popullore Koreane të shtunën, Kim Jon Un tha se “partneriteti trepalësh i sigurisë SHBA-Japoni-Kore e Jugut, i krijuar në bazë të një komploti të Shteteve të Bashkuara për të formuar një bllok ushtarak rajonal i ngjashëm me NATO-n, është thirrje për një prishur ekuilibrin ushtarak në Gadishullin Korean dhe është duke ngritur sfida të mëdha të sigurisë për vendin tonë”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve.