Koreja e Veriut teston raketën e re

schedule10:31 - 29 Nëntor, 2017

schedule 10:31 - 29 Nëntor, 2017

Koreja e Veriut ka njoftuar për kryerjen e një testi të ri me raketa. Sipas deklaratës së tyre tashmë ato janë një shtet me fuqi bërthamore dhe rrezja e veprimit të raketës balistike shkon deri në SHBA.

Autoritetet e Koresë së Veriut e kanë cilësuar një sukses të vertetë testin e ri me raketa balistike ndërkontinetale. Bëhet fjalë për raketën e re të quajtur “Huasong-15” që ka një rreze veprimi deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarët e Koreano-verior, njoftuan se raketa e re balistike ndërkontinetale gjatë testimit arriti një lartësi prej 4.474 kilometra dhe fluturoi për 950 kilometra në një afat kohor prej 53 minutash.

Shërbimet e Inteligjencës se Koresë së Jugut theksuan se nuk e përjashtojnë mundësinë që Koreano-Veriorët të ndërmarrin një test tjetër raketor duke qënë se ky ishte testi i shtatë i kryer nga ana e tyre brënda një afati të shkurtër kohor. Sipas mediave Koreano-Jugore qëllimi i testit raketor është për të treguar aftësitë bërthamore nisur nga sanksionet nga ana e Kinës dhe për ti bërë thirrje unitetit të brëndshëm popullr.

Në lidhje me testin raketor ka pasur shumë reagime ndërkombëtare. Presidenti Trump, tha se do të shtojmë presionin ndaj Penianit dhe se do të merret me këtë cështeje. Nga ana tjetër, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë ripërsëritur karakterin e papranueshëm të këtyre veprimev nga ana e Koresë së Veriut. Në një reagim zyrtarë Ministria e Jashtme e Kinës ka bërë thirrje për paqe dhe stabilitet në gadishull.

Gjatë ditës në Nju Jork në orën 16.30 pritet të zhvillohet një mledhje urgjente e Keshillit të Sigurimit të OKB-së, për të diskutuar rreth problemit të testimit të raketave nga ana e Koresë se Veriut. Mledhja këshillit është kërkuar nga SHBA, Korea e Jugut dhe Japonia./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!