Koreja e Veriut pranon bisedimet me Jugun

schedule09:49 - 5 Janar, 2018

schedule 09:49 - 5 Janar, 2018

Koreja e Veriut ka pranuar një ofertë për të marrë pjesë në bisedime të nivelit të lartë javën e ardhshme. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e Koresë së Jugut. Takimi, që do të zhvillohet me 9 janar, do të fokusohet në gjetjen e një mënyrë që atletët e Koresë së Veriut të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore që zhvillohen në muajin shkurt në Korenë e Jugut.

Lideri I Penianit, Kim Jong-un tha më herët se dërgimi I një delegacioni në këtë event do të ishte një mundësi e mirë për të treguar unitetin e popullit. Takimi mes dy koreve do të zhvillohet në Panmunxhom, që ndryshe njihet si zona kufitare e demilitarizuar ku janë zhvilluar historikisht mbledhjet mes dy vendeve. Këto do të jenë bisedimet e para të nivelit të lartë që do të mbahen që prej dhjetorit të 2015. Nuk është akoma e qartë se kush do të marrë pjesë në këtë takim.

Presidenti I Koresë së Jugut, Moon Xha-in më herët tha se i shikon Lojërat Olimpike Dimërore si një “mundësi për të thyer akullin”, për të përmirësuar mardhëniet mes dy koreve, dy vende që teknikisht janë akoma në luftë. Megjithatë disa analistë mendojnë se pranimi I Koresë së Veriut për të marrë pjesë në bisedime direkte me Jugun do të ndikojë në rolin e Shteteve të Bashkuara në bisedimet e ardhshme për paqe. Por disa të tjerë shprehin dyshimet lidhur me domethënien e kësaj lëvizje.

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Metis tha se marrëveshja ka ardhur “si rezultat i presionit ndërkombëtar”. Ndërsa ministri i jashtëm i Japonisë tha se vendi I tij do të qëndrojë vigjilent. Gjithashtu theksoi se Koreja Komuniste, pavarësisht pranimit të dialogut, do të vazhdojë programin e saj të armëve bërthamore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!