Koreja e Veriut nis çmontimin e strukturave të zonës bërthamore

schedule15:27 - 15 Maj, 2018

schedule 15:27 - 15 Maj, 2018

Koreja e Veriut ka nisur me shkatërrimin e zonës ku janë kryer testet bërthamore. Megjithatë, ekspertët amerikanë janë skeptikë për këtë zhvillim, pasi pretendojnë se ajo zonë nuk i nevojitej më regjimit komunist dhe nuk mund të konsiderohet si një shenjë e vullnetit të mirë.

Koreja e Veriut ka nisur çmontimin e strukturave të brendshme të zonës bërthamore në Punggye-ri, ku regjimi i Phenianit ka kryer testet nukleare. Kjo është zbuluar falë imazheve satelitore të kapura javën e kaluar dhe të publikuar sëfundmi nga ekspertët amerikanë. Ndërtesa të ndryshme janë shembur dhe janë hequr disa pajisje. Shkatërrimi i zonës bën pjesë në angazhimin për çarmatosjen dhe distensionimin, të cilin regjimi i Koresë së Veriut e ka marrë përsipër në sajë të takimit historik mes liderit Kim Jong-un dhe presidentit amerikan Donald Trump me 12 Qershor në Singapor.

Megjithatë lajmi i shkatërrimit të sajtit nuklear nuk është marrë si një sinjal inkurajues dhe tregim i vullnetit për të përmbushur angazhimet e ndërmarra. Nuk mungojnë dhe skeptikët që theksojnë se një pjesë e strukturës nukleare ishte e shembur, apo dhe ata që shprehen se tashmë rejgimi i Kim Jong-un ka siguruar armët atomike dhe nuk i nevojitej më zona për testet.

Në këtë sajt, Koreja e Veriut ka kryer 6 nga testet e saj atomike. I fundit në radhë, deri më tani më i fuqishmi, ka ndodhur në shtatorin e kaluar dhe sipas Phenianit ishte një bombë me hidrogjen. Muajin e kaluar, Kim Jong-un ka njoftuar se fuqia bërthamore e Koresë së Veriut është e plotë. Megjithatë është shprehur i gatshëm të asgjësojë arsenalin bërthamor, në rast se garantohet se nuk do të rrëzohet nga pushteti dhe se vendi i tij nuk do të pushtohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!