Koreja e Veriut në festë, kremton 75-vjetorin e Republikës Popullore Demokratike

schedule09:50 - 9 Shtator, 2023

schedule 09:50 - 9 Shtator, 2023

Pheniani mbajti sot një paradë mbresëlënëse ushtarake, në prani të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili feston 75-vjetori i shpalljes së Republikës Popullore Demokratike të Koresë, që është emri zyrtar i Koresë së Veriut.

Parada ushtarake u mbajt në sheshin që mban emrin e udhëheqësit të parë të vendit, Kim Il Sung (gjyshi i Kim Jong Un).

Një delegacion i rangut të lartë kinez vizitoi Phenianin dhe zhvilloi bisedime me Kim Jong Un, sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA). Në një letër, presidenti kinez Xi Jinping shprehu dëshirën e tij për të forcuar bashkëpunimin strategjik midis vendit të tij dhe Koresë së Veriut.

Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi gjithashtu një letër Kim Jong Un, në të cilën ai theksoi se Moska dhe Pheniani do të forcojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe në mënyrë që të garantojnë sigurinë dhe stabilitetin në Gadishullin Korean dhe rajonin më të gjerë të Azisë Verilindore.

Kim pritet të udhëtojë në Rusi këtë muaj për të takuar Putinin dhe për të diskutuar për dërgimin e municioneve të cilat do të përdorën në luftën në Ukrainë, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!