17 dhjetori që na viti 2011 në Korenë e Veriut është ditë zie pasi përkujtohet vdekja e ish liderit kim Jong II. Mediat e huaja bëjnë me dije se qytetarët e kanë të ndaluar që të shprehin gëzim dhe lumturi gjatë kësaj periudhe që shënohet në përkujtim të ish-udhëheqësit.
Autoritetet shtetërore kanë vendosur që për një periudhë 11 ditore koreano-veriorëve u ndalohet që të qeshin dhe të pini alkool, pasi përkujtohet 10-vjetori i vdekjes së ish-udhëheqësit.
Autoritetet kanë porositur publikun të mos shfaqë asnjë shenjë gëzimi apo lumturie për sa kohë që vendi nderon kujtimin e tij. Kim Jong Il sundoi Korenë e Veriut nga viti 1994 deri në vdekjen e tij në 2011 dhe u pasua nga djali i tij i tretë dhe më i vogël, udhëheqësi aktual Kim Jong Un.
Tani, dhjetë vjet pas vdekjes së tij, koreano-veriorët janë të detyruar të mbajnë një periudhë zie.
“Gjatë kësaj periudhe, nuk duhet të pini alkool, të qeshni apo të merrni pjesë në aktivitete rekreative ,” tha një banor i qytetit kufitar verilindor Sinuiji për mediat.
I njëjti burim shtoi se qytetarët nuk lejohen të bëjnë pazar as në dyqanin ushqimor më 17 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Kim Jong Il.
Kim Jong-il vdiq nga një atak në zemër më 17 dhjetor 2011, në moshën 69, pas një periudhe 17-vjeçare në krye të vendit. /abcnews.al