Koreja e Veriut ka lëshuar një tjetër raketë balistike me rreze të shkurtër ditën e sotme.
Kështu ka bërë të ditur ushtria e Koresë së Jugut, sipas mediave të huaja.
Ndërkohë, Koreja e Veriut paralajmëroi për një përgjigje ushtarake “më të ashpër” ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj.
Kjo vjen pasi Uashingtoni ka kërkuar të forcojë bashkëpunimin rajonal të sigurisë dhe të rrisë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut në përgjigje të provokimeve në rritje nga Koreja e Veriut.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden diskutoi testet e fundit të raketave të Koresë së Veriut me homologun kinez Xi Jinping në fillim të kësaj jave dhe foli gjithashtu me liderët nga Tokio dhe Seuli, teksa frika rritet se Korea e Veriut së shpejti do të kryejë testin e saj të shtatë bërthamor.
/abcnews.al