Koreja e Veriut lëshon një satelit spiun, qeveria japoneze paralajmëron banorët të tregohen të kujdesshëm

schedule18:33 - 21 Nëntor, 2023

schedule 18:33 - 21 Nëntor, 2023

Koreja e Veriut ka lëshuar këtë të martë një satelit. Ndërkohë Koreja e Jugut pretendon se nga ana e Koresë së Veriut është lëshuar një satelit spiun. Kjo është përpjekja e tretë e Phenianit që ka synuar të vendosë një satelit spiun në orbitë.

Qeveria japoneze ka lëshuar një paralajmërim urgjent për banorët në pjesën jugore të vendit, për t’u mbrojtur nga një kërcënim i mundshëm raketor i Koresë së Veriut.
Koreja e Veriut kishte informuar Japoninë se planifikonte të lëshonte një raketë deri më 1 dhjetor.

Pheniani ka tentuar të lëshojë satelitë spiun dy herë këtë vit, por përpjekjet dështuan.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!