Koreja e Veriut lëshon në det dy raketa të paidentifikuara

schedule11:05 - 2 Mars, 2020

schedule 11:05 - 2 Mars, 2020

Koreja e Veriut këtë të hënë ka lëshuar dy raketa të paidentifikuara në det, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut. Mediat ndërkombëtare raportojnë se raketat janë lançuar nga periferia e qytetit Wonsan, dhe se kanë fluturuar rreth 240 kilometra në verilindje të vendit.

Ndër të tjera theksohet se Koreja e Jugut dhe ushtria amerikane janë duke e analizuar lansimin e raketave, duke mos precizuar nëse raketat ishin balistike apo bëhet fjalë për ndonjë më të vogël nga artileria e këtij vendi.

Lançimi i raketave ka ndodhur vetëm dy ditë pasi lideri i këtij vendi Kim Jong-Un vëzhgoi nga afër stërvitjet ushtarake që është konsideruar si një nga paraqitjet e tij të rralla në publik që kur ka shpërthyer epidemia e coronavirusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!