Koreja e Veriut lëshon dy raketa në detin e Japonisë

schedule13:48 - 31 Tetor, 2019

schedule 13:48 - 31 Tetor, 2019

Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa në detin e Japonisë. Lajmi është konfirmuar nga komanda e përgjithshme e Koresë së Jugut, e cila nuk e ka saktësuar se për çfarë raketash bëhet fjalë.

Nëse konfirmohet, testi i ri i raketave do të ishte i 12-ti i Koresë së Veriut që nga muaji Maj.

Testi i fundit i Penianit ishte në 2 Tetor kur u lëshuan dy raketa nga një nëndetëse, nga qyteti Uonsan në Lindje të vendit. Rojet bregdetare japoneze paralajmëruan anijet që lundrojnë në zonë që të jenë të kujdesshme./ABC News Albania 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!