Koreja e Veriut dënon sulmin e SHBA-së ndaj Iranit

schedule13:49 - 23 Qershor, 2025

schedule 13:49 - 23 Qershor, 2025

Koreja e Veriut ka deklaruar se dënon sulmet e SHBA-së kundër objekteve bërthamore iraniane, duke i cilësuar si një shkelje të rëndë të interesave të sigurisë dhe të drejtave territoriale të një shteti sovran.

“Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë fajtorët e tensioneve aktuale në Lindjen e Mesme, të lindura nga “lëvizjet e pandërprera të luftës dhe zgjerimi territorial” i Jerusalemit, të pranuara dhe të inkurajuara nga Perëndimi”, ka thënë ministria e Jashtme e Koresë së Veriut.

Irani dhe Koreja e Veriut, kanë ruajtur lidhje miqësore dhe janë dyshuar për dekada të tëra për bashkëpunim ushtarak, përfshirë zhvillimin e raketave balistike.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!