Koreja e Jugut tregon shenja afrimiteti me Veriun

schedule14:10 - 23 Prill, 2018

schedule 14:10 - 23 Prill, 2018

Koreja e Jugut ka hequr altoparlantët e propagandës në vijën kufitare me Veriun. Një vendim i tillë është marrë për të ulur tensioned ushtaraje mes dy vendeve në sajë të samitit mes presidentit Moon Jae-in dhe liderit të Phenianit, Kim Jong-un.

Koreja e Jugut ka ndalur shpërndarjen e propagandës përmes altoparlantëve përgjatë kufirit me Korenë e Veriut, përpara bisedimeve të nivelit të lartë që pritet të zhvillohen gjatë kësaj jave. Seuli kishte dyzina me altoparlantë në vijën kufitare, në të cilët është luajtur çdo këngë e grupit të këngëtarëve “K-pop” si dhe janë vendosur informacione kritikuese për regjimin komunist.

Tingujt dhe raportimi zanor mund të dëgjohej nga ushtarët e Veriut që janë të vendosur përgjatë kufirit dhe civilët në zonë. Seuli tha se duke I fikur ata do të ndihmojë në uljen e toneve për bisedimet e së premtes. Edhe Koreja e Veriut ka sistemin e saj të altoparlantëve në kufi, dhe i ka përdorur vazhdimisht për të kritikuat Jugun dhe aleatët e tij. Ende nuk është e qartë nëse sistemi i regjimit komunist do të ketë të njëjtin fat.

Koreja e Jugut thekson se altoparlantët, që shpërndajnë propagandë me volum të lartë, janë fikur që në orët e para të së hënës. Qëllimi është të zbutë tensionin ushtarak mes dy vendeve dhe të zhvillojë një atmosferë positive të samitit.

Ndërkohë, këto zhvillime vijnë pasi Koreja e Veriut njoftoi zyrtarisht në fundjave se pezullon të gjitha testet bërthamore dhe se do të mbyllë një zonë për testet atomike. Njoftimi surprizues u bë në sajë të parapërgatitjes për bisedimet historike me Jugun dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti I Seulit, Moon Jae-in e quajti këtë si një vendim shumë domethënës drejt ç’armatosjes bërthamore të gadishullit. Lideri I Phenianit, Kim Jong-un pritet të takohet këtë javë me kreun e shtetit të Koresë së Jugut. Ndërsa është në bisedime për një samit me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili është i gatshëm të negociojë me Kim Jong-un. Për këtë takim ka shpresa të mëdha se do të arrihet një marrëveshje për paqe. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!