Koreja e Jugut ka shënuar 800 raste, shifra më e lartë e të infektuarve në 6 muaj. Shkaku i rritjes së rasteve është përhapja e variantit Delta. Pothuajse 81% e 765 rasteve të transmetuara lokalisht u regjistruan në Seul dhe rajonet e tij përreth, sipas të dhënave të KCDA.
Qeveria kishte deklaruar se do të lehtësonte masat e distancës sociale duke filluar këtë muaj ndërsa fushata e vaksinimit u përshpejtua. Por një ditë para lehtësimit të masave, numri i rasteve shënoi rritje duke detyruar qeverinë të shtynë kufizimet deri me 7 korrik./abcnews.al