Koreja e Jugut: Personat që vijnë nga Sh.B.A duhet të testohen për COVID-19 brenda tre ditëve

schedule10:15 - 13 Prill, 2020

schedule 10:15 - 13 Prill, 2020

Të gjithë personat që vijnë nga Shtetet e Bashkuara duhet të testohen për COVID-19 brenda tre ditëve duke filluar nga e hëna, raportuan autoritetet shëndetësore.

Masat e forcuara kundër COVID-19 filluan mesnatën, sipas Qendrave të Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC).

Këto masa vijnë për shkak se rastet e importuara me virus nga SH.B.A. janë rritur në mënyrë të vazhdueshme pavarësisht një rënie graduale të rasteve të brendshme.

Të dhënat e KCDC treguan se 228, ose 49.7 përqind, nga gjithsej 459 raste të importuara kanë ardhur nga SH.B.A. gjatë dy javëve të fundit.

Të dielën, numri i rasteve të importuara ishte 24, ku 18 prej tyre vinin nga SH.B.A., e ndjekur nga Europa me dy.

Që nga 27 Marsi, të gjithë personat që vinin nga Shtetet e Bashkuara i janë nënshtruar masave të forcuara të karantinës pasi Koreja e Jugut kishte  një rritje të rasteve të importuara të COVID-19.

Pasagjerët nga SH.B.A. të cilët nuk tregojnë simptoma të COVID-19, si ethe, u kërkohet të izolohen në shtëpi për dy javë. Ata që tregojnë simptoma u kërkohet të bëjnë teste pas mbërritjes.

Vendi gjithashtu ka zbatuar testime dy-javore në karantinë dhe viruse për të gjithë ardhjet afatgjata nga Europa, pavarësisht nga simptomat.

Vendi raportoi 25 raste të tjera të COVID-19,  duke çuar numrin e të infektuarve në 10.537. Nga rastet e reja të shtuara, 16 raste vinin nga jashtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!