Koreja e Jugut është një ndër vendet e paktë në botë që është konsideruar deri më tani shembull për menaxhimin e betejës me Covid 19. Kanë kaluar 2 muaj e gjys nga konfirmimi i rastit të parë në këtë shtet dhe duket se tashmë nuk raporton asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.
Prej 20 janarit Koreja e Jugut konfirmoi rastin e parë ndërkohë që prej 15 shkurtit pa ndërprerje kishte konfirmuar raste çdo ditë por sot duket se ka hyrë në fazën e spastrimit të COVID-19.
Pikun e infektimeve Koreja e Jugut e arriti më 29 shkurt me 909 të infektuar ndërkohë që këtë prill vendi mbajti edhe zgjedhje në kushte pandemie. Deri më tani në Korenë e Jugut kanë humbur jetën 247 persona dhe 10 765 të tjerë janë të infektuar./abcnews.al