Koreja e Jugut së fundmi ka bërë me dije se ka përdorur 18 milionë dollarë fonde iraniane të ngrira në bankat koreane për të shlyer detyrimet e prapambetura të Teheranit në buxhetet e Kombeve të Bashkuara.
Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga autoritetet në Seul, ku theksohet ndër të tjera se kjo nismë do t’i lejojë Iranit të rikuperojë shpejt të drejtën e votës në Kombet e Bashkuara.
Pagesa u bë të premten në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe OKB-në, pasi Irani kishte “kërkuar urgjentisht” Korenë e Jugut të paguante shumën e duhur.
Shuma ishte minimale e atyre detyrimeve të prapambetura nga Teherani në Kombet e Bashkuara për të rikuperuar të drejtën e votës brenda Organizatës, e cila ishte humbur në fillim të janarit.
Irani ka më shumë se 7 miliardë dollarë fonde të eksportit të naftës të ngrira në dy banka të Koresë së Jugut për shkak të sanksioneve të SHBA./abcnews.a