Lideri verikorean, Kim Jong Un, është duke përgatitur vajzën e tij adoleshente si pasardhëse të tij në pushtet, sipas disa deputetëve jugkoreanë që janë informuar prej agjencisë së Seulit për spiunim.
Vajza, Kim Ju Ae, mosha e së cilës nuk është konfirmuar, është parë me babanë e vet në disa organizime, duke rritur spekulimet që Kim Jong Un e ka zgjedhur atë si udhëheqëse shteti, në gjeneratën e katërt të udhëheqësisë së familjes.
Ligjvënësi Lee Seong-kweun, ka thënë se Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës ka gjykuar që ajo është zgjedhur për pushtet.
“Pheniani është duke e mësuar Kim Ju Ae-in që të jetë në krye të vendit, dhe duket se ajo ka më së shumti mundësi të trashëgimisë”, ka thënë Lee para gazetarëve, pas takimit me agjencinë.