Koreja e Jugut akordon 95 miliard dollarë për rimëkëmbjen e ekonomisë

schedule13:28 - 14 Korrik, 2020

schedule 13:28 - 14 Korrik, 2020

Qeveria e Koresë së Jugut miratoi një plan të martën për të shpenzuar 95 miliard dollarë projekte të reja ekologjike. Plani i qeverisë përfshin krijimin e vendeve të reja të punës dhe  rigjallërimin e ekonomisë nga ndikimi i koronavirusit, sipas presidentit Moon Jae-in.

Projektet e reja pritet të krijojnë rreth 1.9 milion vende pune deri në vitin 2025, tha Moon gjatë fjalimit.

Plani do të përfshijë gjithashtu  shërbime të reja mjekësore, punën nga shtëpia për bizneset dhe shkollat ​​ dhe zbritjen e taksave  të shërbimit të internetit. Qeveria gjithashtu do të investojë 24.3 trilionë për rrjetet e inteligjencës në të gjithë vendin për të menaxhuar përdorimin e energjisë elektrike në mënyrë më efikase, tha Moon./abcnews.al