Korea e Veriut ndalon seksin mes adoleshentëve. Pen-jangu i vlerëson marrëdhëniet seksuale në këtë grupmoshë si shthurje për ideologjinë vendase.
Vendimi është publikuar në të gjitha mediat botërore.
Prindërit dhe mësuesit rrezikojnë të ndëshkohen nga autoritetet Shtetërore nëse nuk i kontrollojnë fëmijët dhe studentët e tyre.
Problemi është se pa edukatë seksuale, të rinjtë koreano-veriorë po e njohin seksin vetëm nëpërmjet materialeve pornografike të shpërndara fshehtas. Megjithatë, ky fenomen, nuk i mjafton autoriteteve të Koresë Komuniste, të cilët kanë nisur një fushatë për të parandaluar dhe ndëshkuar sjelljet me natyrë seksuale te të rinjtë e vendit.
Për ta bërë ndalimin “të respektueshëm”, i parë si mjet për ruajtjen e “shoqërisë kombëtare”, autoritetet vendase janë duke kërcënuar prindërit dhe mësuesit me ndëshkime, nëse këta të fundit dështojnë në kontrollimin e fëmijëve dhe studentëve.
Si masë tjetër parandalimi, Komiteti Qendror i Partisë së Punëtorëve në Korenë e Veriut, që sundon vendin që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ka urdhëruar “Organizatën Rinore” të hetojë shkollat dhe të kontrollojë celularët smart-phone të studentëve./abcnews.al