Korea e Veriut furnizon me armë Rusinë, SHBA: Ka nisur 1000 kontenierë me municione

schedule19:28 - 13 Tetor, 2023

schedule 19:28 - 13 Tetor, 2023

Koreja e Veriut ka dërguar në Rusi më shumë se 1000 kontejnerë me pajisje ushtarake dhe municione për luftën në Ukrainë, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Spekulimet rreth një plani të mundshëm të Koresë së Veriut për të rimbushur depot e municionit të Rusisë, u ndezën muajin e kaluar, kur udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un udhëtoi në Rusi për të takuar Presidentin Vladimir Putin dhe për të vizituar vendet kryesore ushtarake.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se SHBA beson se Kim po kërkon teknologji të sofistikuara të armëve ruse në këmbim të municioneve për të nxitur programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Shtëpia e Bardhë publikoi imazhe që tregojnë se kontejnerët ishin ngarkuar në një anije me flamur rus përpara se të zhvendoseshin me tren në Rusinë jugperëndimore. Kontejnerët u dërguan midis 7 shtatorit dhe 1 tetorit midis Najin në Kore të Veriut dhe Dunay në Rusi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!