Kore e veriut, fëmijët po lindin me deformime

schedule11:11 - 7 Nëntor, 2017

schedule 11:11 - 7 Nëntor, 2017

Testet bërthamore të Koresë së Veriut po shkaktojë deformime fizike tek të porsalindurit e familjeve që jetojnë në zonat pranë impjanteve ku kryen provat. Këtë e dëshmojnë vetë koreanoveriorët, që kanë arritur të arratisen nga shteti komunist, drejt Koresë së Jugut.

Dëshmitë i ka mbledhur e përditshmja koreanojugore Chosunuilbo, që ka arritur të intervistojë 21 të arratisur koreanoveriorë. Shumë prej tyre thonë se nëpër maternitetet në qytetet pranë impjanteve bërthamore, shumë fëmijë kanë lindur me deformime.

Të shumta janë rastet në qytetin Kilju, në lindje të Koresë së Veriut, që ndodhet jo më shumë se 20 kilometra larg impjantit të famshëm Pungieri, ku provat nëntokësore bërthamore kanë shkaktuar lëkundje sizmike që tejkalojnë magnitudën 6 të shkallës Rihter.

Në dëshmitë e tyre, të arratisurit thonë se ujërat nëntokësorë të zonës janë krejtësisht të ndotura. Peniani nuk ka ndërmarrë asnjë masë për evakuimin e banorëve. Po ashtu 80% e pemëve të mbjella përreth impjantit janë tharë nga uji i ndotur me radioaktivitet.

Ndërsa gjatë testeve bërthamore të 2006-ës dhe 2009-ës, autoritetet komuniste paralajmëruan në mënyrë selektive vetëm ushtarakët të futeshin në bunkerë për tu mbrojtur nga lëkundjet. Ndërsa populli i thjeshtë u la në mëshirë të fatit – tregojnë dëshmitarët./abc news

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!