Kore e Jugut, Gjykata dënon 25 vite burg ish-presidenten

schedule15:48 - 24 Gusht, 2018

schedule 15:48 - 24 Gusht, 2018

Gjykata e Apelit në Korenë e Jugut ka dënuar me 25 vite burg ish presidenten, Park Geun-hye, për një aferë korruptive që e rrëzoi atë nga pushteti në vitin 2017. Tashmë asaj i është shtuar dhe një vit heqje lirie pasi shkalla e parë e dënoi me 24 vite burg. Gjithashtu ish presidentja është e detyruar të paguajë një dëm financiar prej 17.8 milion dollarësh. Gjykata e Seulit provoi që Park, në bashkëpunim me mikun e saj Choi Soon-sil, kanë marrë dhjetëra miliardë fitime nga fondet e fondacioneve jofitimprurëse në pronësi të saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!