Korçë-Tiranë, rritet 100 lekë bileta e autobusit

schedule15:25 - 8 Mars, 2022

schedule 15:25 - 8 Mars, 2022

Nga sot kush udhëton nga Korça në Tiranë dhe anasjelltas nga do të paguajë 100 lekë më shumë. Drejtuesit e autobusëve thonë se u detyruan të rrisin biletën prej çmimit të rritur të karburantit.

“7 mijë lekë se është rrit nafta. Pardje ishte 6 tani u bë 7. Keq e më keq po shkon puna s’kemi ç’të bëjmë.”

Pasagjerët ironizojnë kreun e qeverisë.

“Le të rritet na rroftë Rama.”

Edhe drejtuesit e furgonëvë të linjës Korçë-Pogradec kanë rritur me 50 lekë çmimin e biletës. Pasagjerët e revoltuar e mësuan ndryshimin e çmimit gjatë udhëtimit.

“Dje kur erdhëm nga Pogradeci për në Korçë ishte 2500, në mes të rrugës na i thanë. Na vjen shumë keq.”

Në Vlorë për momentin bileta për në Tiranë apo qytete të tjera nuk është rritur. Drejtuesit e mjeteve paralajmërojnë se çmimi do të ndryshojë shumë shpejt.

“Do diskutojmë me ata lart që miratojnë biletat.”

“I kemi kërkuar Ministrisë të Transportit të rishikojë tarifa e shërbimit. Kostoja është shumë e lartë gati 30% më shumë shpenzime. Të rishikojnë dhe informalitetin se është shumë i lartë.”

Ndërsa shërbimi urban në Vlorë për të kursyer naftën ka eliminuar një stacion. Nuk i çojnë më qytetarët deri tek kalaja por i lënë tek zona e ujit të ftohtë. Gjithashtu është ulur numri i autobusëve.

Nga 5 autobusë kanë lënë 2. Na lënë pa punë se unë e merrja autobusin shpesh tani janë dy. /abcnews.al/