Korçë, tentohet të vidhet gjatë natës një banesë

schedule12:22 - 16 Qershor, 2018

schedule 12:22 - 16 Qershor, 2018

Një banesë është tentuar të vidhet në qytetin e Korçës. Policia është njoftuar nga djemtë e pronarëve të apartamentit, të cilët kur hynë në banesë zbuluan se shtëpia ishte dhunuar nga hajdutë. Ende nuk dihet nëse janë grabitur para apo sende me vlerë.

Persona të paidentifikuar hynë për të vjedhur në një apartament të lagjes 16 në qytetin e Korçës. Mësohet se hajdutët, fillimisht, kanë çarë tavanin për të depërtuar brenda shtëpisë. Autorët, sipas policisë, kanë vepruar gjatë natës për të shmangur edhe ndonjë dëshmitar të mundshëm.

Çifti i bashkëshortëve, pronarë të apartamentit, janë emigrantë në shtetin grek. Kurse dy djemtë e tyre janë studentë në Strugë.

Kanë qenë pikërisht ata, të cilët kur kanë hyrë në banesë zbuluan se shtepia ishte dhunuar dhe sinjalizuan policinë. Sipas policisë, në shtëpi janë grabitur disa bizhuteri./abcnews.al