Studentët e universitetit Fan Noli kanë bojkotuar procesin mësimor edhe pas pushimeve të Vitit të ri. Studentët e Fakultetit të Ekonomisë në këtë universitet ishin të parët që u grumbulluan sot në mëngjes tek Korpusi Universitar. Ata janë të vendosur për të vijuar reagimin në forma të ndryshme, deri në plotësimin e të gjitha kërkesave. Studentët thonë se nuk do t’u kthehen auditoreve, pasi kërkesat e tyre janë plotësuar pjesërisht. Sipas studentëve, ka patur përpjekje për të përçarë protestën dhe për të blerë studentët, por shumica janë në mbështetje të kërkesave të artikuluara nga të gjitha universitetet. /abcnews.al
Korçë, studentët e universitetit “Fan Noli” bojkotojnë mësimin
schedule09:50 - 7 Janar, 2019
schedule 09:50 - 7 Janar, 2019