Në Korçë numri i studentëve pjesëmarrës në protestë është shtuar këtë të martë. Që në orën 8:00 të mëngjesit, ata u grumbulluan para Korpusit Universitar. Në këtë protestë janë bashkuar edhe nxënësit e dy gjimnazeve “Raqi Qirinxhi” dhe “Themistokli Germenji”.
Në këtë tubim pritet të marrin pjesë edhe qytetarë të Korçës. Një ditë më parë, Këshilli Studentor njoftoi se do të protestohet deri në fund për plotësimin e kërkesave të tyre. /abcnews.al