Një helikopter i një shoqërie private, është përplasur me një pemë dhe për pasojë ka bërë ulje të detyruar. Ngjarja ndodhi në periferi të Korçës.
Helikopteri ka fluturuar ulët dhe për pasojë u ndesh me pemën.
Ai u rrëzua në shesh pushim në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ersekës” pranë Unazës së Korçës.
Helikopteri ishte prenotuar për marrjen e një nuseje dhe bashkë me pilotin ishte edhe dhëndri. Nuk ka të dëmtuar nga ekuipazhi i helikopterit, kurse policia nisi hetimet për ngjarjen./abcnews.al