Një 63-vjeçar ka rënë aksidentalisht ka rënë nga çatia e Kishës ku shërben si prift. Mësohet se prifti po riparonte çatinë e kishës dhe ka rënë brenda ambienteve të kishës, pasi çatia është shembur.
Ngjarja ndodhi paraditen e së hënës në lagjen nr.14. Kristaq Viso ka pësuar dëmtime në kokë dhe u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./abcnews.al

