Pakujdesia mund të të rrezikojë seriozisht jetën. Një makinë e ndalur në një pikë karburanti në Korçë ka marrë flakë, pasi drejtuesja ka ndezur një cigare.
Ndezja e një cigareje në makinë, i ka rrezikuar jetën udhëtarëve që ndodheshin në të. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 9 në Korçë, ku katër persona kanë mbetur të plagosur, nga shpërthimi i një mjeti tip “Benz”.
Sipas policisë, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë aksidentalisht, nga ndezja e një cigareje nga ana e drejtueses së mjetit, teksa ishte ndaluar tek një pikë karburanti. Dyshohet se në mjet ka patur rrjedhje gazi, ç’ka ka aktivizuar flakët.
Për shkak të shpërthimit, katër persona kanë marrë plagë, tre prej të cilëve ndodheshin në mjet. I lënduari i katërt është një punonjës i karburantit. pasoje kanë marrë plagë katër persona, tre prej të cilëve ishin në mjet. Të gjithë të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al