Korçë/ Maskat grabisin makinën dhe dhunojnë pasagjerët

schedule22:09 - 7 Mars, 2018

schedule 22:09 - 7 Mars, 2018

Një automjet është grabitur mbrëmjen e vonë të së mërkurës në periferi të Korçës.
Mësohet se persona të maskuar dhe të armatosur, pasi kanë dhunuar shoferin dhe pasagjerin, kanë grabitur automjetin e tyre dhe më pas janë larguar.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. /abcnews.al