Korçë, maskat e sulmojnë me leva dhe i marrin makinën

schedule09:21 - 7 Janar, 2018

schedule 09:21 - 7 Janar, 2018

Dy persona të maskuar në periferi të Korçës në rrugën që të çon në Malin Moravë kanë goditur qytë të pistoletës drejtuesin e mjetit me iniciale D.A, 25 vjeç i cili ishte shoqëruar nga E.G 23 vjeç. Ngjarja ndodhi mbrëmë dhe sipas policisë pasi kanë goditur 25-vjeçarin, kanë marrë mjetin dhe janë larguar me shpejtësi. Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e sulmuar dhe njoftoi se vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga deklarimet e para rezulton se njëri prej autorëve të ngjarjes ka qëlluar me pistoletë në ajër dhe e ka nxjerrë forcërisht nga mjeti drejtuesin e tij të cilin më pas e goditur në kokë me qytë. Autorët janë larguar me shpejtësi duke marrë me vete dhe makinën e 25 vjeçarit. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, si edhe kontrollet e shumta të zonës, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja të kalibrit 7.62mm./abcnews.al