Rreth 150 libra të vjetër që gjenden në bibliotekën “Thimi Mitko” në Korcë janë dixhitalizuar.
Përmes këtij procesi botimet e rralla mbrohen nga dëmtimet por njëkohësisht edhe lexuesve u jepet mundësia që t`i shfletojnë lehtësisht në kopjuter apo celular.
Libri më i vjetër që ndodhet në rafte daton në vitin 1541.
Drejtorja e bibliotekes publike Jorida Tollkuçi, tregon se interesi i të rinjve për librin është në rritje.
Biblioteka “Thimi Mitko” ruan në fondin e saj më shumë se 100 mijë libra e materiale të tjera.