Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Greqia mbështet integrimin në BE/ Hasani: Partner i rëndësishëm, vijojmë dialogun

schedule14:43 - 7 Korrik, 2025

schedule 14:43 - 7 Korrik, 2025

Greqia mbetet një partner I rëndësishëm I Shqipërisë dhe mbështet anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Konstatimi vjen nga  ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani  në ceremoninë  e përurimit  të ndërtesës së Konsullatës Greke në Korçë.

Hasani foli gjithashtu për vijimin e dialogut me shtetin fqinj për shumë çështje.

“Vizita ime në Athinë konfirmoi vullnetin për të hapur një kapitull të ri mes dy vendeve.  Greqia mbetet një partner i rëndësishëm për Shqipërinë jo vetëm si fqinj, por për të ndërtuar të ardhmen.   Kjo frymë do materializohet në vullnet politik për bashkëpunime.  Në këtë kuadër mbështetja e Greqisë për anëtarësim në BE ka qenë thelbësore, ne presim mbështetje dhe qasje pozitive  për avancimin që kemi bërë me reformat.  Seferi mishëron atë që duam të ndërtojmë: një marrëdhënie të bazuar në dialog, mirëkuptim dhe kujtesë.  Rinovimi i kësaj konsullate është një pikë referimi për dialog dhe një urë për qytetarët.   Sot kemi mundësinë të ndërtojmë një partneritet të ri mbështetur në vizionin e së ardhmes.  Le të jemi brezi që e bën këtë realitet një vizion të vërtetë”, tha ai.

Për forcim marrëdhëniesh mes dy vendeve foli dhe ministri I jashtëm grek  Gerapetritis.

“Është  provë për të forcuar lidhjet e minoritareve me shtetin amë. Nga ana jone kujdeseni të forcojmë marrëdhëniet me fqinjët. Si vende fqinje ne u japim prioritet stabilitetit, jo vetëm në marrëdhëniet dy palëshe, por edhe shumëpalëshe të rajonit. Politikat e ndryshimit ter kufijve tani I përkasin të kaluarës.  Dhe të gjitha këto janë histori të vjetra që nuk I interesojnë askujt, si shkruante Seferis. Ne nuk kemi për të bërë asnjë hap prapa në të drejtat për minoritetit grek. Prezenca juaj me Ministrinë e Jashtme ka forcuar marrëdhëniet. Minoriteti grek na bashkon dhe është një urë mirëkuptimi mes dy vendeve.”, tha ai.

Kjo ndërtesë e konsullatës  ka shërbyer si e tille  rreth 90 vjet më parë kur  konsull i përgjithshëm i Greqisë në vitet 1936 ka qene poeti nobelist grek Jorgo Seferis. E njëjta ndërtesë u ble nga shteti fqinj dhe u restaurua për të kryer të njëjtin funksion.  Konsullata greke në Korçë u mbyll gjate viteve të Luftës së dytë Botërore dhe është rihapur në shkurt të vitit 2000.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!