Korçë/ Dogji ish-bashkëshorten me benzinë, gjykata lë në burg 45-vjeçarin

schedule11:40 - 5 Tetor, 2024

schedule 11:40 - 5 Tetor, 2024

Gjykata e Korçës la në burg 45 vjeçarin Bledar Trëndafili i cili një muaj më parë dogji me benzinë ish bashkëshorten e tij Melisa Trëndafili.

Trëndafili u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar në mungesë nga gjykata e Korçës pas ngjarjes së rëndë.

Prokuroria kërkoi që 45-vjeçari deri në përfundim të hetimeve të lihet në burg, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Kujtojmë se Bledar Trëndafili u arrestua pas një muaji kërkime intensive nga policia. Autori i dyshuar u kap në qytetin e Korçës.

Ngjarja ndodhi pasditen e datës 31 gusht, në lagjen 2 të qytetit, ku 45-vjeçari i hodhi benzinë ish-bashkëshortes dhe i vuri flakën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!