Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Korçë, arrestohet mjeku “qejfli”/ Kirurgu u denoncua për ngacmim seksual nga pacientja 21-vjeçare

schedule15:33 - 11 Maj, 2026

schedule 15:33 - 11 Maj, 2026

KORÇË- Personi që shihni në këtë fotografi është Nikolla Nunka, 72-vjeçari që ushtronte detyrën e kirurgut në urgjencën e Korçës, I cili u arrestua këtë të hënë për ngacmim seksual.

Sipas hetimeve paraprake, e reja ishte paraqitur në urgjencën e spitalit për shkak të dhimbjeve të forta të barkut dhe më pas iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për apandesit.

Ka qenë vetë 21-vjeçarja ajo që ka kallëzuar mjekun 72-vjeçar, duke pretenduar se gjatë kontrolleve mjekësore është prekur në mënyrë të papërshtatshme në pjesë intime, nën pretendimin e kryerjes së ekzaminimit.



Babai I vajzës deklaroi për mediat se vendosi të njoftonte autoritetet, pasi vajza I tregoi për episode e ngacmimit në shtratin e spitalit.

“Kam bërë denoncim. Fillimisht menduam se ishte një trajtim normal pas operacionit, por më pas vajza më tregoi se doktori kishte bërë veprime të papërshtatshme ndaj saj. Ajo më tha se e kishte prekur dhe kishte tentuar ta puthte. kërkojmë që rasti të hetohet dhe të sqarohet plotësisht”, tha ai.

Zyrtarisht, spitali rajonal I Korçës tha se mjeku Nikolla Nunka do jetë i pezulluar nga detyra deri në sqarimin e situatës.

Nga ana tjetër, ABC News mëson se vajza 21-vjeçare ka lënë ambientet e spitalit. Pas arrestimit nga uniformat blu, 72-vjeçari pritet të dalë përpara gjykatës për caktimin e masës së sigurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!