Korçë, arrestohet juristi i hipotekës

schedule09:33 - 7 Shtator, 2018

schedule 09:33 - 7 Shtator, 2018

Në Korçë policia ka arrestuar juristin e hipotekës Elvis Gjata 31 vjeç. Ai akuzohet se ka mashtruar disa persona nga Librazhdi. Sipas policisë, Gjata i kishte mashtruar, duke ju marrë një shumë parash, për të ndërhyrë në një çështje gjyqësore penale. Arrestimi i tij u bë gjatë mbrëmjes së të enjtes nga policia e Korçës. Gjata u denoncua nga personat e mashtruar dhe pas hetimit, prokuroria lëshoi urdhërin e arrestit. Policia pritet të jape detaje të tjera.

Gjithashtu filloi procedimi penal dhe u shpallën në kërkim shtetasit E.F, 32 vjeç dhe K.G, 30 vjeç, të dy banues në Korçë. Pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se në muajin maj të vitit 2018, i kanë përvetësuar shumën prej 8000 Euro, me qëllim zgjidhjen e një problemi gjyqësor, shtetases D.H, 36 vjeçe, banuese në Librazhd./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!