Korçari, “sulltani” i tapetave në SHBA, jeta e tij film në Hollywood: “Më foli Zoti në mal…”

schedule11:20 - 9 Janar, 2024

schedule 11:20 - 9 Janar, 2024

Sipërmarrësi, Beqir Potka në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC ka rrëfyer rrugëtimin e tij të vështirë, nga jeta në Shqipëri tek zhvillimi i biznesit të tij në SHBA.

“Biznesin tim e kam hapur me një dyqan dhe tani punoj në tregje botërore. Unë punoj me ato vende që më intereson mua. Për mua sot Irani mbahet kampion për qilimat më të mira. Sot mund të them se Turqia është bërë shumë e fuqishme edhe pse unë punoj më pak me Turqinë”, ka treguar ai.

Gjithashtu është shprehur se jetesa e vështirë në një fshat të Korçës e detyroi atë që të largohej nga Shqipëria duke rrezikuar edhe jetën.

“Bëra një plan arratisjeje, kalova kufirin në Sarandë, jo në Korçë. Kam qenë i persekutuar nga sistemi. Dhe babanë ma kanë arrestuar. Kam qenë i tmerruar, nuk do ta harroj kurrë. Arratisja ishte rrugëzgjidhja e vetme”, ka thënë ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!