Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo në një lidhje telefonike me ABC News ka dhënë detaje në lidhje me jetën e korçarëve të cilët janë bindur urdhërave të qeverisë dhe të ministrisë së Shëndetsisë për tu mbrojtur nga përhapja e koronavirusit.
Filo ka theksuar se në Korçë fatmirësisht deri këtë të enjte nuk ka asnjë rast të konfirmuar të prekur nga koronavirusi dhe se stafi i bashkisë është në terren në shërbim të qytetarëve.
Ndër të tjera kryebashkiaku ka komentuar dhe skandalin e ndodhur në një shkollë në Korçë ku ka theksuar se janë marrë të gjithë masat e nevojshme për personat që kanë pas kontakt me personin e infektuar.
Pjesë nga biseda:
Çfarë masash ka marrë bashkia?
Mbylljen e të gjithë aktiviteteve dhe më pas duke filluar me qendrat komunitare shkollat dhe hap pas hapi me udhëzimit të qevrisë. Në ditët e fundit bashkia ka asistuar grupet e punës për të ndihmuar personat në nevojë për tu siguruar transportin për ushqime dhe për të ardhur në ndihmë pensionistëve pas një strukture të përcaktuar.Po bëjmë dizinfektimin e shkollave, kopshteve, cerdheve dhe të rrugëve. Një pjesë e strukturave të bashkisë janë në terren duke kontrolluar respektimin e kufizimeve për shkeljen e masave.
Në bazë të urdhërit të ri të kryeministrit do të shkojnë në punë pa makina. A e keni zbatuar ju dhe punonjësi tuaj këtë rregull?
Po e kemi zbatuar dhe autorizim kanë vetëm mjetet që përdoren për ndarjen e ushqimeve .
A keni pasur probleme me komunitetin rom, siç ka ndodhur në Elbasan?
Komuniteti rom në bashkinë e Korçës trajtohet me skemën që bashkia i ka pas të ngritura edhe para situatës së koronavirusit dhe deri më tani nuk kemi pas asnjë problem as me këtë grup shoqëror.
Ngjarja e dy ditëve në shkollën private greke, “ Omiros”, ku një mësues i prekur me koronavirus drejtori ka bërë thirrje që prindërit të vetëkarantinohen, çfarë informacioni keni?
Unë e kam marrë informacionin për këtë jam interesuar dhe është grupi i punës që po merret specifikisht me këtë punë. Nga informacioni im nga ana e Institutit të Shëndetit Publik është bërë i mundur që të kontaktohen të gjithë personat që kanë pasur kantakt me këtë person dhe deri ë tani nuk ka pasur asnjë person me shenja.
Si do të procedohet me drejtrin e shkollës që i ka njoftuar me vonesë prindërit
Kjo është përgjegjësi e Drejtorisë Arsimore dhe asaj të shëndetit publik nuk është përgjegjësi e bashkisë për të marrë masa të tilla. /abcnews.al