Një makinë tip “Smart” ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht në lagjen numër 10 në Korçë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Burime nga policia bëjnë me dije se makina ishte në pronësi të shtetases L. Z., 34 vjeçe, banuese në Korçë dhe ndodhej e parkuar në afërsi të banesës së saj në momentin e zjarrit.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
/Abcnews.al/